Izraeli: Betejë heroike gjatë natës në Gaza, terroristë u vranë
Publikuar:
(03.11.2023 09:11:53)

“Betejë heroike” gjatë natës brenda Rripit të Gazës. Ata u vranë dhe ne vazhdojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruan IDF në Telegram. Mbrëmë ushtarët izraelitë janë përleshur me “disa ekipe terroriste brenda Rripit. Pavarësisht zjarrit të madh nga terroristët, forcat në terren drejtuan sulmet ajrore me avionë dhe artileri. Terroristët u vranë dhe rreziku për trupat u eliminua”, shkruan IDF.