Ish-ushtarë dhe vullnetarë – britanezë po luftojnë në Ukrainë

Ish-ushtarë dhe vullnetarë britanikë kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë për të luftuar me Legjionin Kombëtar Gjeorgjian Ndërkombëtar – që po lufton kundër forcave ruse, shkruan Daily Mail.

MailOnline zbuloi javën e kaluar se si dhjetëra ish-ushtarakë britanikë dhe luftëtarë të rezistencës po largoheshin pas një apeli të Presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky – për ndihmë në shtyrjen e pushtimit të paprovokuar.

Shumë prej tyre po shkojnë drejt kampeve stërvitore të ngritura nga Mamuka Mamulashvili, Komandanti i Legjionit Kombëtar Gjeorgjian.

Thomas shpjegoi se si kishte udhëtuar në Ukrainë pasi udhëtoi – së bashku me një shok të tij – në Poloni javën e kaluar.

Thomas, 25 vjeç, nga Londra, tha se “kam bërë katër vjet me Ushtrinë Britanike dhe tani jam larguar, por një kontakt i imi në forcat më sugjeroi të kontaktoja me Mamukën pasi ata po kërkonin burra. Nuk hezitova. Unë kam përvojë të mirë, kryesisht në ruajtjen e paqes, por gjëja kryesore është që kam trajnime dhe njohuri mjekësore që është ajo që ju nevojitet në këto situata. Unë thjesht dua të ndihmoj popullin ukrainas në luftën e tyre kundër Rusisë. Nuk mund të rrish dhe të shikosh gra dhe fëmijë të bombardohen pa mëshirë”.

Megjithatë, Thomas kishte një paralajmërim për ata që tundoheshin të udhëtonin në Ukrainë dhe të luftonin ‘vetëm për emocionin e saj’.

Kampet e stërvitjes janë ngritur nga Mamuka Mamulashvili (në foto), komandant i Legjionit Kombëtar Gjeorgjian
Kampet e stërvitjes janë ngritur nga Mamuka Mamulashvili (në foto), komandant i Legjionit Kombëtar Gjeorgjian. Credits: Daily Mail

Ai tha “këshilla ime për ta është të qëndroni në shtëpi dhe të bëni disa punë humanitare në Britani, ju mund të ndihmoni në mënyra të tjera, nuk ka kuptim të dilni këtu dhe ndoshta të vriteni. Nuk është Call of Duty këtu, kjo është e vërtetë dhe rusët nuk janë grafikë në ekran, ata kanë armë dhe janë mjaft të përgatitur për të qëlluar dhe vrarë.”

Teksa, Komandanti Mamuka potencoi për MailOnline “kam tre baza në të gjithë Ukrainën ku po trajnoj luftëtarët e huaj dhe ata që duan të vijnë janë të mirëpritur të bëhen të njohur në kufi. Rojet kanë udhëzime për njerëzit që duan të vijnë tek ne dhe ne do t’u japim trajnime kur të mbërrijnë nëse nuk kanë përvojë ushtarake”. /Shqip.com