Ish presidenti rus i reagon G7-ës: Mos e harroni Kosovën

Dmitry Medvedev

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse – Dmitry Medvedev – tha se Rusia nuk do t’i kushtojë vëmendje asaj se çfarë do të mendojnë vendet e G7-tës për kufijtë e rinj të Ukrainës.

“Për ta thënë më butë, vendi im po ‘pështyn’ nëse G7 do të njohë apo jo kufijtë tanë të rinj. E vetmja gjë që ka rëndësi është vullneti i njerëzve që jetojnë atje. Miq perëndimorë, mos harroni precedentin e Kosovës”, ka shkruar Medvedev në kanalin e tij Telegram, raporton B92.

Në këtë mënyrë ai ka komentuar deklaratën e ministrave të jashtëm të G7-tës pas takimit të tyre treditor.

Lidhur me qëllimin e shpallur të Perëndimit për të furnizuar Kievin me armë “për aq kohë sa është e nevojshme”, Medvedev theksoi se “G7 do të vazhdojë të zhvillojë një luftë të fshehtë me Rusinë, në vend që të merret me problemet e karburantit dhe ushqimit për banorët e saj të pakënaqur”.

This image has an empty alt attribute; its file name is G7-1024x512.jpg

Ai theksoi gjithashtu se synimi i G7 për të reduktuar varësinë e tij nga burimet ruse të energjisë, duke përfshirë hedhjen graduale të qymyrit dhe naftës, do të nënkuptonte “vazhdim të grabitjes së qytetarëve të Shtatë”, ndërkohë që do të vazhdojë të mbështesë regjimin e korruptuar në Ukrainë. .

Të shtunën, ministrat e jashtëm të Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Japonisë premtuan të vazhdojnë armatosjen e Ukrainës./Shqip.com