Ish-presidentët e SHBA-së, Clinton dhe Bush tregojnë mbështetje për Ukrainën

Ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe George W Bush kanë vizituar një kishë ukrainase në Çikago në shenjë mbështetjeje për popullin ukrainas.

Ata vendosën luledielli të mbështjellë me shirita blu dhe të verdhë në kishën katolike të Shën Volodimir dhe Olha, raporton BBC.

Presidenti Bush shkroi në një postim të veçantë në Twitter duke thënë: “Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre”.