Ish-ministri i Jashtëm rus u bën thirrje diplomatëve të vendit të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë

Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste”, shkroi ai në Twitter të martën, shkruan CNN.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë”. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shtoi Kozyrev.

“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë.”

Kjo vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga një fjalim i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 nën Presidentin Boris Jelcin./SHQIP.com