Ish-kryenegociatorja Tahiri: Sot mori fund projekti hegjemon i “Ballkanit të Hapur”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur” dhe se një herë e përgjithmonë mbizotëroi procesi i Berlinit.

Përmes reagimit në Facebook, Tahiri shkruan se tandemi i çuditshëm “Rama-Vuçiq” ka prodhuar një projekt të dëmshëm serbo-rus.

“Per ngarendesit e ‘Ballkanit te hapur’ qe prodhoi nje tandem te cuditshem “rama-Vuciq’ tashme mbaroi ky projekt i demshem serbo-rus”, ka shkruar Tahiri.

Sipas saj ekzistojnë dy arsye se pse sot presidenti serb, Vuçiq, mungon në Samitin e Berlinit.

“Vucici sot nuk pati fytyre te marre pjese Samitin e procesit te Berlinit per dy arsye: e para nje kercenues i hapur i sigurise dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend ne nje Samit qe synon paqen dhe stabilitetin e qendruesehm ne Ballkan, dhe aryeja e dyte eshte qe sot mori fund projekti hegjemon serb i ballkanit të hapur”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se sot ka filluar punimet Samiti i Berlinit, që ka mbledhur liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje.