Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie

Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës që prej 25 vitesh.

Kështu tha ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Njeriu që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar sepse kjo është në vetë interesin e tyre.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”.

Përkundër faktit se, si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, ai nuk është i njohur me detajet e të ashtuquajturës marrëveshje franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por thotë se ka besim tek nismëtarët.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore,” përfundon ambasadori Greg Delawie.