Irani mesazh kërcënues për Izraelin dhe SHBA: Situata në rajon do dalë jashtë kontrollit
Publikuar:
(28.10.2023 00:44:29)

“Fronte të reja” mund të hapen për Shtetet e Bashkuara nëse vazhdojnë ta mbështesin Izraelin pa mëdyshje. Ministri i Jashtëm iranian Hossei Amirabdollahian e tha këtë në një intervistë për Bloomberg. “Dëshiroj të paralajmëroj se vazhdimi i vrasjes së grave dhe fëmijëve do të bëjë që situata në rajon të dalë jashtë kontrollit. Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin: a duan të përshkallëzojnë luftën?”