Intervistë: Ibrahim Kadriu, shkrimtar i faktografimit nacional

Ibrahim Kadriu, shkrimtar
Ibrahim Kadriu, shkrimtar

Ibrahim Kadriu është një nga shkrimtarët tanë më produktiv dhe deri më tani ka botuar me dhjetëra vepra të zhanreve të ndryshme: poezi, tregime, prozë, skenarë, radiodramë etj.

Gjithashtu, Kadriu, për pothuajse 50 vjet u mor edhe me gazetari, duke punuar në gazetën “Rilindja” dhe më vonë edhe në gazetën “Zëri”.

Ai është edhe fitues i çmimeve më të rëndësishme që ndahen për letërsi në Kosovë. Veprat e tij janë përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja, duke u përfshirë edhe në shumë antologji…

Në shenjë të 77 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të krijimtarisë letrare, mediumi Shqip.com i ka marrë një intervistë shkrimtarit Ibrahim Kadriu, ku ka rrëfyer për rrugëtimin letrar, lajtmotivin e krijimtarisë, për personazhet historike, për krizën e leximit, për të ardhmen e letërsisë shqipe, për rrugëtimin e Kosovës e shumë çështje të tjera…