Infermierja ukrainase që humbi të dyja këmbët martohet në spital

Infermierja ukrainase që humbi të dyja këmbët kërcen me burrin

Një infermiere ukrainase, e cila humbi këmbët e saj në një shpërthim mine tokësore, ndau videon e kërcimit të parë me burrin e saj pasi u martua në spital.

Dhëndri, Victor mban gruan Oksana në krahët e tij ndërsa kërcejnë  në repartin e spitalit në qytetin perëndimor të Lviv.

Momenti është fokusuar në kamera nga një vullnetar në spital. Infermierja 23-vjeçare nga qyteti lindor i Lysychansk humbi këmbët më 27 mars ndërsa ajo dhe Victor po ktheheshin në shtëpi tha Shoqata Mjekësore e Lviv. Ajo u kthye për të paralajmëruar të shoqin për rrezikun, disa sekonda përpara se një minë të shpërthente poshtë këmbëve të saj. Ai nuk u lëndua, por Oksana humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë.

Videon nga dasma e gjeni këtu