Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë embargon ruse të naftës

Diplomatët evropianë po zhvillojnë negociata të ashpra mbi një paketë të re të propozuar sanksionesh kundër Rusisë, me Hungarinë që është kundër një ndalimi të importit të naftës ruse.

Plani përfshin heqjen graduale të naftës së papërpunuar për gjashtë muaj dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit 2022, shkruan BBC.

Hungarisë dhe Sllovakisë dëshirojnë të lejohen të vazhdojnë importin deri në fund të vitit 2023. Por ata thonë se edhe kjo nuk mjafton, ndërsa Republika Çeke ka kërkuar që t’i jepet e njëjta zgjatje.

Sipas diplomatëve, të premten negociatorët po diskutonin për zgjatjen e tranzicionit për ata tre deri në fund të vitit 2024.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se ndalimi i naftës do të kalonte një “vijë të kuqe” dhe se Hungaria do të vendoste veton ndaj tyre.

Negociatorët presin që bisedimet të vazhdojnë deri të dielën, por mbeten me shpresë për një kompromis.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ajo është “e bindur” se paketa do të miratohet dhe “nëse zgjat një ditë, atëherë duhet një ditë më shumë”.

Propozimi i Komisionit Evropian për të ndaluar të gjitha importet e naftës ruse nga toka dhe deti goditi veçanërisht rëndë Hungarinë – për arsye ekonomike dhe politike.

Rrjeti i tubacioneve të naftës Druzhba u hap në vitin 1964 për të furnizuar vendet e Traktatit të Varshavës të Evropës Lindore.

Rafineria Szazhalambatta e Hungarisë në jug të Budapestit dhe rafineria Slovnaft e Sllovakisë në Bratislavë, u projektuan për të rafinuar naftën e rëndë bruto ruse përmes këtij rrjeti.

Si Hungaria ashtu edhe Sllovakia janë pa dalje në det, pa akses në furnizime alternative nga deti – Sllovakia merr 96% të naftës së saj nga Rusia, dhe Hungaria 64%.

Arsyeja tjetër që propozimi i Komisionit dëmton Hungarinë është politike.

Qeveria Fidesz e Viktor Orban është tashmë në mosmarrëveshje me Komisionin për një gamë të gjerë çështjesh të sundimit të ligjit.

Ajo është thellësisht e izoluar në Evropë, e akuzuar se ende ushqen marrëdhënie të mira me Vladimir Putin – pikërisht për përfitimet e naftës, gazit dhe bërthamës që miqësia ka blerë deri më tani.

Qeveria e ka bërë të qartë se do të vërë veton ndaj propozimeve të Komisionit në formën e tyre aktuale. Ajo kërkon një përjashtim të plotë për naftën bruto ruse të dorëzuar nga tubacioni./Shqip.com