Haziri: Besimi qytetar shprehet me votë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se besimi qytetar shprehet me votë.

Ai kërkoi nga qytetarët e Gjilanit që të votojnë  masivisht.

Po ashtu, Haziri tha se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në Gjilan.

“Vota është përgjegjësi për të projektuar Gjilanin për katër vitet e ardhshme”, tha Haziri.

Përballë në balotazh, Haziri e ka Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje.