Haskuka: Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë”.

Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka votuar në shkollën “11 Marsi”, në Prizren.

Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar”.

“Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, tha ai.

Po ashtu, më parë ka votuar edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Shaqir Totaj.