Haradinaj-Stublla: Qeveria me vetëdije po lejon kushtëzimin e një procesi tjetër

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria e Kosovës po lejon me vetëdije kushtëzimin e një procesi tjetri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se gabimi strategjik qëndron me portofolin e integrimit evropian.

“Gabimi kryesor strategjik qëndron në faktin se portofolin e integrimit evropian e menaxhon i njejti Zëvendës-Kryeministër i cili është përgjegjës për dialogun ’teknik’ me Serbinë. Andaj kjo Qeveri me vetëdije po lejon që të kushtëzohet njëri proces me tjetrin”, shkroi Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha se Kosova duhet ta rikthej Ministrinë e Integrimit Evropian.

“Për mua sot mbetet e pakuptueshme se si institucionet aktuale të Kosovës ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit, pa qenë të mirëinformuar se ende ka çështje ‘teknike’ të pasqaruara bilaterale me disa shtete anëtare! Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe të punojë intenzivisht në agjendë serioze për avancimin e rrugës eurointegruese, një rrugë e pa-alternativë për Republikën e Kosovës”.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, tha se procesi i liberalizimit për Kosovën definon marrëdhëniet jofunksionale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, të pabarabartë, dhe politike. Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese tërësisht politike në Kosovë”.

Tutje, Haradinaj tha se mangësitë strukturore të BE-së nuk i pasqyron asgjë më mirë se sa procesi i tejzgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovën.