Haradinaj reagon rreth heqjes së barrikadave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së përmes së cilës dje iu drejtuan Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shkruar se çështja e barrikadave u zgjidhë falë Amerikës dhe BE-së, e kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit me këto dy fuqi.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE, si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.

Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.