Hamasi thirrje komunitetit ndërkombëtar: Ndaloni bombardimin e Gazës

Hamasi i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të “veprojë menjëherë” për të ndaluar bombardimet izraelite të Gazës, të cilat janë intensifikuar ndjeshëm këtë mbrëmje. “Ne u bëjmë thirrje vendeve arabe dhe myslimane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar krimet dhe masakrat kundër popullit tonë”, tha lëvizja islamike palestineze në një deklaratë. Sipas Hamasit, “ndërprerja e komunikimeve dhe e internetit në Rripin e Gazës dhe intensifikimi i bombardimeve ajrore, detare dhe tokësore në lagjet e banuara, parashikojnë vrasje të reja që pushtuesi synon t’i kryejë larg vështrimit të medias dhe botës”. Hamasi vendosi përgjegjësinë e plotë mbi Izraelin, aleatin e tij amerikan “si dhe të gjitha vendet që e mbështesin atë”.