Halimi: Qeveria po na ndëshkon me paga, do presim edhe sot e pastaj do e mbledhim anëtarësinë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi

Sindikata e Arsimit në Podujevë kanë thënë se në rast që nuk ekzekutohen pagat edhe sot do të mblidhet anëtarësia e nivelit komunal për të biseduar së çfarë veprimesh do të ndermirën.

Kryetari i kësaj sindikate, Fadil Halimi tha për Shqip.com se edhe ata mësimdhënës të cilët e kanë thyer grevën tashmë janë pa paga

“As për ata mësimdhënës që gjatë grevës e kanë thyer grevën, pagat nuk janë ekzekutuar. Do të presim edhe sot që është afati i fundit për ekzekutim, pastaj do te mblidhemi ne nivelin komunal te sindikatës, do të bisedojmë me anëtarësinë dhe do të ndërmarrim veprimet konformë vullnetit të anëtarësisë”, tha Halimi.

Sipas Halimit, Qeveria po hakmerret ndaj mësimdhënësve si dhe po bënë shkelje të ligjit të grevës.

“Ne grevën e kemi pezulluar deri në janar, dhe kemi bërë veprimin e duhur. Por, Qeveria është duke na ndëshkuar, po hakmerret ndaj nesh duke shkelur ligjin mbi grevën”.

Tutje, Halimi tha se në njërën anë është Ministria e Arsimit e cila urdhëron kompensimin e orëve të humbura në anën tjetër pagat janë ndalur.

“Ne njërën anë i ndal pagat e ne anën tjetër Ministria e arsimit del me ndryshim dhe plotësim të kalendarit të vitit te ri shkollor 2002-2023, ku urdhëron edhe kompensimin e orëve te humbura gjatë grevës”.

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka qenë tema që e ka hapur javën e parë të tetorit, ani pse pritjet ishin që procesi mësimor të vazhdonte në mënyrë normale pas më shumë se 1 muaj grevë.

Veprim i Qeverisë ka shkaktuar reagime të ndryshme, në raste te caktuara është përmendur edhe mundësia që mësimdhënësit të futen përsëri në grevë.

Qeveria në vazhdimësi që nga dita e hënë ka thënë se nuk do të ketë paga për ata të cilët nuk kanë dalë në punë dhe se kjo çështje është e mbyllur nga ana e ekzekutivit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të hënën ka deklaruar se do të presin Qeverinë deri me datë 5 tetor, në të kundërtën do të jenë të detyruar të veprojnë ndryshe. Ai theksoi se veprimet mund të jenë edhe më të rënda nga ana e SBASHK-ut, në rast se pagat nuk ekzekutohen.