Guterres: Duhet të fillojnë hetimet

BBC

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka vizituar vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse.

Ndalesa e parë ishte Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe granatimet janë befasuese, shkruan BBC.

This image has an empty alt attribute; its file name is a8f4059f-3d3e-49a8-847a-04b862eed2c6.jpg

Gjatë vizitës në Bucha, ai tha se është e rëndësishme fillimi i hetimeve.

“Këtu, ju ndjeni se sa e rëndësishme është për një hetim të plotë dhe llogaridhënie. Unë e mbështes plotësisht gjykatën penale ndërkombëtare dhe i bëj thirrje federatës ruse që të pranojë të bashkëpunojë me Gjykata Ndërkombëtare Penale. Por kur flasim për krimet e luftës, nuk mund të harrojmë se krimi më i keq është vetë lufta.”

This image has an empty alt attribute; its file name is 31c4e0e9-d989-4fe2-bb09-4dbd9276b9c1-1.jpg

Të martën, Guterres udhëtoi për në Moskë për një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar “propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve” nga zonat e konfliktit, përkatësisht qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Si rezultat, Putin ra dakord për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol, bastioni i fundit i mbrojtjes ukrainase në qytet.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive të civilëve në Ukrainë, ndërsa përsëriti pretendimet e pabaza se imazhet e trupave në rrugët e Bucha janë “të rreme”./Shqip.com