Gjykimi ndaj Mustafës: Dëshmitari thotë se nuk ka parë kush e ka rrahur

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Foto: Dëshmitari në rastin ndaj Mustafës

Dëshmitari i parë në Gjykatën Specialen në rastin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mystafës, ka thënë në një rast se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur.

“Ma kanë vnu thesin. Ka qenë natë nuk kam mujt me pa kurgjo… njoni e ka pasë mjekrrën e gjatë. Nuk e di si me përshku se ka qenë natë”, ka thënë ai kur është pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje.

Dëshmitari po ashtu ka deklaruar se gjatë rrahjes ka dëgjuar vetëm një herë një emër, të cilin e ka konsideruar të çuditshëm.

“Për emër nuk po më kujtohet. Njëherë një rast e kom ndi ia ka bo njonit me një emër që mu ka dok i çuditshëm “tabut”, ka thënë tutje dëshmitari .

Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës./SHQIP.com