Gjykatësi i Speciales e kundërshton në disa pika aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Gjykata Speciale sot ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Mirëpo me këtë vendim nuk po pajtohet Christoph Barthe.

Gjykatësi gjerman Christoph Barthe thotë se nuk mund të pajtohet me dy kolegët e tij në dy pika.

“Ndërsa jam dakord me kolegët e mi, nuk mund t’i ndjek në dy pika diskrete. Ato kanë të bëjnë me: (i) interpretimin e elementit subjektiv të veprës penale të kanosjes, siç përcaktohet në nenin 387 të Kodit Penal të Kosovës 2019 (“KPK”); dhe (ii) arsyetimin specifik të aplikuar për dënimin e dy të akuzuarve për veprën penale pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare duke marrë pjesë në një grup në përputhje me nenin 401 (2), (3) dhe (5) përveç veprës së pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare me kanosje të rëndë, sipas nenit 401 (1) dhe (5). Të dyja pikat, megjithatë, nuk ndikojnë në pajtimin tim të përgjithshëm me rezultatin e Aktgjykimit”, thuhet në opinionin e Barthe.

Por, gjykatësi Barthe është i bindur, sikurse kolegët e tij, se Gucati e Haradinaj kanë pasur qëllim t’i frikësojnë dëshmitarët.

“E thënë kështu, pasi unë dhe kolegët e mi jemi të bindur se të dy të akuzuarit kanë vepruar me një qëllim të tillë, shpjegime të mëtejshme në këtë pikë nuk janë të nevojshme”, shkruan ai.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu/Shqip.com