Gjermania do të jetë më e varfër për shkak të luftës në Ukrainë

Gjermania do të jetë më e varfër për shkak të luftës në Ukrainë, por është një çmim i vogël për t’u paguar, sipas Ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck.

Habeck ka paralajmëruar se vendi i tij, ekonomia më e madhe në Evropë, do të goditet pas luftës në Ukrainë.

Ai i tha transmetuesit publik ZDF të mërkurën: “Ne do të jemi më të varfër”.

“Nuk është e mundur që kjo të përfundojë pa kosto për shoqërinë gjermane, është e paimagjinueshme. Besoj se ne jemi gati të paguajmë këtë çmim që është mjaft i vogël në krahasim me vuajtjet në Ukrainë”, shtoi ai.

“Ne jemi një parti lufte, një parti lufte ekonomike, tha Habeck. “Dhe ne po paguajmë [një] çmim të lartë, një çmim që nuk është i krahasueshëm me çmimin që po paguajnë ukrainasit. Ata po vdesin, po zhvendosen, po bombardohen, ne kemi një inflacion të lartë.”

Gjermania është – vetëm një nga vendet e shumta – ku kanë zbarkuar një numër i madh refugjatësh ukrainas.

Sipas autoriteve gjermane, deri më tani në këtë shtet janë regjistruar mbi 250 mijë ukranias./Shqip.com