Gjermania bën marrëveshje tankesh me Greqinë për Ukrainën
Publikuar:
(31.05.2022 20:30:53)
Gjermania po trajnon gjithashtu ushtarë ukrainas në Gjermani për armë të rënda moderne, të cilat më pas do t’i dorëzohen Ukrainës.
Ministrat gjermanë thonë se Berlini po dërgon shumë armë në Ukrainë dhe kundërshtojnë përshtypjen jashtë vendit se Gjermania nuk po bën mjaftueshëm.
Por disa ministra dhe politikanë kryesorë brenda qeverisë pranojnë se dërgesat janë më të ngadalta dhe më të ndërlikuara nga sa pritej fillimisht.
Ka një presion në rritje në Gjermani që dërgesat të përshpejtohen, të jenë më transparente dhe më të organizuara./Shqip.com