Gjenerali britanik: Dërgimi i tankeve në Poloni nuk është një ide e çmendur

Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka propozuar mundësin të dërgojë disa nga tanket e saj Challenger 2 në Poloni, për të ndihmuar Ukrainën.

Gjenerali, Sir Chris Deverell, është pajtuar me këtë propozim dhe sipas tij kjo nuk është ide e çmendur, shkruan BBC.

“Unë nuk mendoj se është një ide e çmendur”, tha ish-komandanti i Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar ka tanke të tepërta dhe teorikisht mund të heqë dorë nga 79 prej tyre pa ndikuar në aftësinë operacionale.

Por, ai paralajmëron se Polonisë mund t’i duhen disa muaj që të jetë e sigurt në përdorimin e Challenger 2.

Dërgimi i tankeve do të ishte një lëvizje shumë domethënëse, pasi deri vonë vendet e NATO-s kanë hezituar të furnizojnë me armatim të rëndë ukrainasit nga frika e antagonizimit të Presidentit Putin./Shqip.com