Gjenden 900 trupa të civilëve në rajonin e Kievit

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të zbulojnë më shumë trupa përreth kryeqytetit, Kiev.

Më shumë se një javë pasi trupat ruse u larguan nga zona për t’u përqëndruar në Ukrainën lindore, numri i trupave të gjetur vazhdon të ngritet, shkruan BBC.

“Me keqardhje, mund të them se ne kemi gjetur trupat e 900 civilëve të vdekur dhe i kemi transferuar tek ekspertët mjeko-ligjorë,” tha në një konferencë shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebytov.

Nebytov tha se më shumë se 350 prej trupave u morën nga Bucha – ku provat e mizorive kanë çuar në akuza për krime lufte kundër trupave ruse, të mohuara me forcë nga Moska.

Heqja e rrënojave në Borodyanka dhe Makarov është ende në vazhdim dhe “do të ketë ende trupa të të vdekurve nën rrënoja,” shtoi shefi i policisë.

Ai theksoi se të vrarët ishin civilë dhe nuk kishin asnjë lidhje me formacionet ushtarake.

Teksa lufta po vazhdon ukrainasit po vazhdojnë të largohen nga shteti, me mbi dy mijë presona që janë larguar vetëm sot./Shqip.com