Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Serbia përmes aleancës me Rusinë është kërcënim për rajonin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha gjatë muajve të fundit.

Ndërsa ka përmendur edhe faktin e ndikimi të luftës në Ukrainë dhe përgatitjet e fundit që po bëhen për të aplikuar në organizatat e huaja.

“Këtë vit Kosova ka pasur rritje të konsiderueshme derisa agresioni rus mbi Ukrainën preku edhe shtetin tonë. Kemi arsye për të shpresuar se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt do të aplikojmë për antarësim në BE dhe në partneritet me NATO-n”, tha Gërvalla.

Duke iu kundërpërgjigjur përfaqësuesit të Serbisë, Gërvalla ka thënë se Kosova nuk paraqet kërcënim për rajonin, ndryshe prej shtetit serb.

“Serbia është ajo që kërkon destabilizim. Vuciq ka qenë pjesë e propagandës së Millosheviqit. Unë duhet të ia kujtoj sot deklaratën e njohur të presidentit të Serbisë për luftën në Bosnje se “për çdo serbë të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”.

Gërvalla ka thënë gjithashtu se ideologjia e Serbisë mund të krijojë kriza të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkësia ndërkombëtare është alarmuar se ideologjia e “botës serbe” në Ballkan mund të çojë në luftëra të reja. Vuciq po përgatit agresin ushtarak në Ballkan, sikur Putin në Ukrainë”, është shprehur Gërvalla.

Në përfundim të fjalimit të saj, ajo ka përmendur rastet në të kaluarën, rreth pozicionimit të Serbisë, krah Rusisë./SHQIP.com/

/Shqip.com