Gaza, rritet mbi 8 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli
Publikuar:
(31.10.2023 12:52:16)

Një raport i publikuar sot nga ministria e Shëndetësisë në rajonin e udhëhequr nga Hamas, bën me dije se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza është rritur në 8525. Raporti thekson se, midis viktimave janë 3,542 fëmijë. Shifra është në rritje nga 8306 vdekjet e regjistruara dje, raporton NewsSky. Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se 15 spitale janë jashtë shërbimit, së bashku me 32 qendra të kujdesit shëndetësor. Ministria e Hamashit nuk detajoi pse nuk funksiononin më. Më parë ka pasur paralajmërime se mungesa e karburantit mund të shkaktojë mbylljen e objekteve spitalore.