Franca do t’i dërgojë Ukrainës më shumë armë

Ushtarët e Ukrainës

Pas Gjermanisë dhe Holandës, tani edhe Franca e ka konfirmuar se do t’i japë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Sipas BBC, zyra e Presidentit Macron ka thënë se vendi do t’i dërgojë armë dhe karburant mbrojtës.

Ai shton se do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase.

Të shtunën Gjermania i dhuron Ukrainës 1 mijë armë anti-tank dhe 500 raketa tokë-ajër ‘Stinger’, ndihmë po ashtu ka dërguar edhe Holanda./Shqip.com