Forcat ruse nisin sulmin në Severodonetsk

Lufta është veçanërisht e ndezur në lindje të Ukrainës në rajonin e Donbasit.

Forcat ruse kanë nisur një numër sulmesh rreth qytetit të Severodonetsk, i cili po e gjen gjithnjë e më shumë veten të rrethuar, shkruan BBC.

Ekspertët ushtarakë mendojnë se Rusia nuk ka shumë për të fituar ekonomikisht ose ushtarakisht duke marrë qytetin, përveçse të shpallë një lloj fitoreje të hershme në luftë, pasi ai mbetet qyteti i fundit i madh që nuk është nën kontrollin rus në rajonin e Luhanskut.

Ajo që nuk është e qartë është se nëse rajoni i Donbasit bie, presidenti rus, Vladimir Putin a do të vazhdojë të përpiqet të marrë më shumë nga Ukraina.

Ka qenë një natë tjetër ku kemi parë më shumë sulme me raketa, të cilat vazhdimisht ngrenë pikëpyetje se çfarë do të ndodhë më pas./Shqip.com