Forcat ruse kanë lëshuar “më shumë se një mijë raketa” që nga fillimi i pushtimit

Forcat ruse kanë lëshuar “më shumë se 1 mijë e 80-të raketa” që nga fillimi i pushtimit të tyre në Ukrainë, shkruan CNN.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Raportet për sulmet me raketa në pjesën perëndimore të Ukrainës “në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Lviv duket të jenë të sakta”, tha zyrtari.

Zyrtari nuk kishte informacion shtesë se nga ishin origjina e sulmeve me raketa në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sa dëme shkaktuan ato në këtë moment.

Hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, shtoi zyrtari.

Forcat ushtarake ruse bombarduan qytetin Lviv në Ukrainë i cili gjendet afër kufirit me Poloninë./Shqip.com