Forcat ruse goditën pranë qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv

Nariman El-Mofty/AP

Forcat ruse kanë goditur pranë qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas, por nuk kanë dhënë detaje të hollësishme, shkruan CNN.

Maksym Kozytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha:

“Kishte tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv nga ana Velyki Kryvchytsi, tani ka një alarm ajri, kështu që ruani qetësinë dhe qëndroni në strehë”.

“Ushtria ruse goditi Lviv,” tha kryebashkiaku i Lviv Andriy Sadovyi në Twitter . “Presim informacion nga Administrata Ushtarake. Qëndroni në strehimore.”

Shpërthimet ishin të dëgjueshme në rrugë në qendër të Lviv.

Sadovyi paralajmëroi në një postim në Twitter se mund të ketë më shumë sulme pasi u dëgjuan shpërthime në qytet.

“Ka mundësi që granatimet të përsëriten. Qëndroni në strehë!” kryebashkiaku shkroi në Twitter.

Të paktën dy raketa goditën Lviv të shtunën dhe ka raportime për të paktën pesë persona të plagosur./Shqip.com