Video: Forcat ruse gërmojnë në një nga vendet më radioaktive në botë

Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron, e cila duket se tregon gërmime dhe gjurmë tankesh në Red Forest, në një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zonën e Çernobilit.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video në twitter me mbishkrimin:

“Video-prova – Komanda ruse urdhëroi ushtarët e saj të gërmojnë fortifikime pranë termocentralit bërthamor të Çornobilit në Pyllin e Kuq radioaktiv në mars 2022,” shkroi ushtria ukrainase në Twitter, me një postim të videos.

The Red Forest është vetëm 500 metra larg kompleksit bërthamor i Çernobilit, shkruan BBC.

Ai u godit nga pasojat e menjëhershme që nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në reaktorin numër 4 të centralit bërthamor.

Trupat ruse pushtuan Çernobilin në fillim të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Javën e kaluar, forcat ruse që pushtuan vendin u larguan, tha kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.

Kompania konfirmoi gjithashtu raportet se trupat ruse kishin hapur gropa në pjesën më të kontaminuar të zonës së Çernobilit, duke marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi./Shqip.com