Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish mbi Çernobilin

Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit të shtunën në mëngjes në orën 11:00 lokale.

Ndërsa punëtorët kënduan himnin kombëtar dhe festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.

“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit,” postoi Energoatom në kanalin e tij Telegram..

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse tani ishin larguar.

Ukraina thotë se po punon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të zbuluar se çfarë ndodhi në atë vend, ndërsa forcat ruse e kishin nën kontroll.

“Rusia u soll në mënyrë të papërgjegjshme në Çernobil për të gjitha arsyet, nga moslejimi i personelit të stacionit për të kryer funksionet e tyre deri te hapja e llogoreve në zonat e kontaminuara”, tha të premten ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Trupat ruse pushtuan për herë të parë stacionin në veri të Kievit muajin e kaluar pasi pushtimi u nis./Shqip.com