Federer: Do të dhuroj 500,000$ për fëmijët në Ukrainë

Tenisti Roger Federer

Tenisti me famë botërore, Roger Federer ka njoftuar se do të kontribuoj për t’i dalur në ndihmë fëmijëve ukrainas.

Ai këtë e ka bërë të ditur të premten, duke shkruar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Sipas Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), rreth tre milion refugjatë ukrainas kanë lëshuar vendin, që i bie 7% e popullsisë së shtetit në total, që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt të këtij viti, raporton ‘Reuters‘.

“Familja ime dhe unë jemi të tmerruar nga imazhet nga Ukraina dhe zemërthyer për njerëzin e pafajshëm që janë ndikuar. Ne jemi me paqen”, tha tenisti.

“Do të ofrojmë ndihmë për fëmijët ukrainas në nevojë, rreth 6 milion fëmijë ukrainas janë aktualisht jashtë shkollave dhe e dijmë që është një kohë kritike për të ofruar akses në edukim dhe që do të na pëlqente t’i mbështesim në këtë eksperiencë tmerruese”, vazhdoi Federer, duke bërë me dije se paratë do të jepeshin përmes fondacionit “Roger Federer”.

40 vjeçari, fitues i 20 fishtë i ‘Grand Slam’, nuk ka luajtur akoma që nga “Wimbledon” i vitit të kaluar, për arsye të një operimi në gju. /Shqip.com