Facebook lejon lavdërimin e batalionit ukrainas, Azov, nëse lufton pushtimin rus

©️ The Intercept

Facebook do të lejojë përkohësisht që përdoruesit e tij të lavdërojnë Batalionin Azov.

Sipas, The Intercept Ky batalion është një njësi ushtarake pro naziste ukrainase, që vite më parë u ndalua Facebook ndaloi të shkruhet për të.

Mirëpo rrjeti social e ndryshoi vendimin, pasi fillimit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe rolin që po luan ky batalion në mbrojtjen e Ukrainës.

Batalioni Azvo fillimisht ishte një batalion vullnetarësh anti-rus, para se t’i bashkohej Gardës Kombëtare të Ukrainës në vitin 2014.

Regjimenti është i njohur për nacionalizmin e fortë të krahut të djathtë dhe ideologjinë neo-naziste, ka shkruar The Intercept.

Edhe pse vitet e fundit është zvogëluar ideologjia neo-naziste, ky grup ende marshon dhe stërvitet me uniforma që mbajnë ikona naziste.

Sipas materialeve të politikës së brendshme të shqyrtuara nga The Intercept, Facebook do të “lejojë lavdërimin e Batalionit Azov kur lavdëron në mënyrë eksplicite dhe ekskluzive për rolin e tyre në mbrojtjen e Ukrainës ose rolin e tyre si pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës”, shkruan The Intercept.

Megjithatë Azov nuk mund të përdorë platformat e Facebook për qëllime rekrutimi ose për të publikuar deklaratat e veta.

Në një deklaratë për The Intercept, zëdhënësja e kompanisë Erica Sackin konfirmoi vendimin, por nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me rregullat e reja.

Facbook fillimisht i ndaloi publikimet e këtij grupi në vitin 2019./Shqip.com