Exit Poll-i nga Klan Kosova: Shaqir Totaj e fiton Prizrenin
Publikuar:
(14.11.2021 19:20:54)
Kryeqyteti historik i Kosovës, do të ketë kryetar Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas Exit POLL-it nga Klan Kosova, Totaj ka mposhtur kundërkandidatin e tij për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, shkruan Shqip.com..
Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar Prizrenin me 50.60 përqind, Ndërkaq, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes ka 49.40 përqind.
Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 përqind.