EXIT POLL-i në RTV Dukagjini për Gjilanin: Alban Hyseni fiton me 52.1%
Publikuar:
(14.11.2021 19:15:11)
Me 51.1% të votave, Alban Hyseni – kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të udhëheqë me Komunën e Gjilanit në katër vitet e ardhshme.
Kështu thotë EXIT POLL-I i realizuar nga kompania UBO-Consulting për RTV Dukagjinin.
Në bazë të projeksionit të UBO-Consulting, kundërkandidati i Hysenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri merr 47.9%.