Exit Poll-i në RTV Dukagjini: Arben Vitia e fiton Prishtinën me 50.9%

Kompania UBO-Consulting ka realizuar një EXIT POLL për RTV Dukagjinin, sipas së cilit fitues i garës për Komunën e Prishtinës është Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas këtij EXIT POLL-I, Vitia merr 50.9% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës merr 49.1% të votave.

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.