EXIT POLL-i i AP-së: Bulliqi edhe një mandat në krye të Podujevës

Me 51 për qind të votave, sondazhi i Albanian Postit e ka nxjerrë fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi, pretendon mandatin e dytë në këtë komunë, bazuar në rezultatet e këtij EXIT POLL-i ka lënë në vend të dytë kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni.

Hyseni, i cili po garon për herë të parë në këto zgjedhje, thuhet se ka arritur të fitojë 49 për qind të votave.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtur më 17 tetor, Shpejtim Bulliqi ka grumbulluar 44 për qind të votave, apo 16 mijë e 338 vota ndërsa pak më shumë vota se ai ka kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni i cili deri më tani ka fituar 44.30 për qind apo 16 mijë e 451 vota. /Shqip.com