EXIT POLL-i i Albanian Postit e nxjerrë fitues Shaqir Totajn në Prizren

Kandidatët për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj

Balotazhi midis Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Prizrenit, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post, ka përfunduar me fitoren e këtij të fundit.

Sipas këtij EXIT POLL-i, PDK-ja ka dalë fituese në këtë raund të zgjedhjeve me gjithsej 50.5 për qind të zgjedhjeve, duke lënë në vend të dytë kryetarin aktual, Mytaher Haskukën me gjithsej 49.5 për qind të votave.

Ndryshe nga rezultati i anketimeve nga kjo medie, rezultatet e 18 tetorit e kanë nxjerrë në vend të parë Haskukën me 39.72 për qind të votave, duke e lënë Totajn në vendin e dytë me gjithsej 31.41 për qind.