Escobar takon Listën Serbe

Pos presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, janë takuar edhe me përfaqësues së Listës Serbe.

Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se temë kryesore e takimit ishte siguria në vend.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk ka komentuar situatën e fundit në veri të vendit.

Pas takimit të zhvilluar me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ai është shprehur se kjo vizitë është e rregullt.