Dy të vrarë nga granatimet e zonave të banuara në Kiev
Publikuar:
(15.03.2022 10:13:03)
Dy persona u vranë në granatimet e një zone banimi në Kievin perëndimor, në mëngjesin e së martës.
Një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga granatimet dhe një zjarr i mëpasshëm, shkruan CNN.
Sipas Shërbimit të Urgjencës së Ukrainës, dy persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 46 u shpëtuan nga ndërtesa.
Të paktën katër ndërtesa banimi në të gjithë kryeqytetin ukrainas u goditën të martën, duke përfshirë dy në Sviatoshynskyi.
Zonat e banuara në lindje, veri dhe perëndim të qendrës së qytetit u goditën nga granatimet brenda një ore nga njëra-tjetra.