Dominim i lehtë nga Portugalia, por ende nuk ka gol

Ende nuk ka gol, në ndeshjen vendimtare për kualifikim në  Botëror, ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Teksa, kanë kaluar 20 minuta lojë, Portugezët janë duke e dominuar takimin.

Mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Cristiano Ronaldo, por nuk u tregua i saktë nga afërsia.

Mjaftë aktiv – deri më tani ka qenë Joao Cancelo – i cili po krijon probleme në krahun e djathtë.

Në anën tjetër, maqedonët po tentojnë që të realizojnë me anë të kundërsulmeve.

Por, një gjë e tillë nuk pati sukses deri më tani.

Shqip.com do ju mbajë të informuar për të gjitha të rejat nga ky takim