Djali, 11-vjeçar udhëton 1 mijë e 200 kilometra vetëm, për t’u larguar nga Ukraina

Një djalë ka mbërritur i sigurt në Sllovaki pasi udhëtoi i vetmuar rreth 1200 kilometra nga Ukraina lindore me jo më shumë se dy çanta të vogla, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij.

Hassan, 11-vjeçar, la shtëpinë e tij në Zaporizhzhia i vetëm, sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.

Ajo e hipi në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët.

Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte fituar të gjithë me buzëqeshjen e tij.

Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij. Ai u pranua nga vullnetarë, të cilët i dhanë ushqim dhe pije ndërsa zyrtarët e kufirit ranë në kontakt me të afërmit në kryeqytetin sllovak, Bratislavë.

Nëna e tij, në një video të postuar nga policia sllovake, falënderoi të gjithë për kujdesin për djalin e saj dhe shpjegoi pse ai kishte udhëtuar i vetëm në të gjithë vendin kur ishte nën kontrollin e një pushtimi rus.

“Pranë qytetit tim është një termocentral që rusët po bombardojnë. Unë nuk mund ta lija nënën time – ajo nuk mund të lëvizë vetë – kështu që dërgova djalin tim në Sllovaki,” tha Julia Pisecka./Shqip.com