Disa njësi ruse u kthyen në Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar

Disa njësi ruse janë kthyer në Bjellorusi pasi pësuan humbje të rënda në fushën e betejës në Ukrainë.

Sipas, Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar njësitë do të duhet të riorganizohen dhe të rifurnizohen në Bjellorusi dhe kjo është një tregues i vështirësive logjistike që Rusia ka në Ukrainë.

“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të kompensojë aftësinë e saj të reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave”, thuhet në përditësimin, shkruan CNN.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha këtë javë se do të  “zvogëlojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak”  në dy fronte — Kiev dhe Chernihiv — pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Në vend të kësaj, Rusia tha se tani do të përqendrojë më shumë ofensivën e saj në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Lindjes së Largët të Ukrainës./Shqip.com