Digjen dy kamionë në veri që ishin vendosur si barrikada

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur. Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.

https://www.facebook.com/neshenjester/videos/472334594858338/

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegjen e dy kamionëve, duke thënë se rasti është duke u hetuar.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sa i përket afatit për heqjen e barrikadave, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme, ka deklaruar se ato do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes.