Dhjetra qytetarë mund të jenë të sëmurë nga kolera në Mariupol

Qyteti i Mariupol

Si pasojë e luftimeve të vazhdueshme në Mariupol, sipas zyrtarëve ukrainas kushtet po përkeqësohen si dhe njerëzit janë në rrezik të sëmundjeve.

Kryetari i bashkisë së qytetit vlerëson se dhjetëra banorë mund të jenë të sëmurë dhe ky numër pritet të rritet, shkruan CNN.

Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por ata autoritetet e okupimit po e fshehin atë,” tha Vadym Boychenko.

Ai tha se qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dalë.

“Ky është një infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur atë prapa. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë, duke përfshirë të gjitha pajisjet. Na kanë vrarë mjekët. Kjo luftë infektive mund të marrë mijëra jetë.”

Sipas tij, nuk ka raste të dokumentuara të të sëmurëve nga kolera që trajtohen në spitalin e qytetit, pasi nuk ka akses në spital.

Megjithatë, Boychenko është i bindur se ka prova të mjaftueshme për një shpërthim kolere në Mariupol.