Deri në 10 vjet masa e dënimit për ata që kryejnë vepra penale kundër së drejtës për votim

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka njoftuar se deri tani janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre në Kllokot dhe një në Suharekë.

Derisa njoftoi se deri tani procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, ka treguar edhe për masën e dënimit për personat që kryejnë vepra penale kundër të drejtës për votim.

“Ka kalu vetëm gjysmë dite, atëherë mund të them se procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë. Nuk kemi raste të cilat kanë mundur ta cenojnë në përgjithësi procesin zgjedhor, kemi vetëm dy raste të evidentuara, ku kemi arrestuar pesë persona, katër prej tyre janë në komunën e Kllokotit, dhe një person në Suharekë për veprat penale që lidhen me të drejtën e votimit”, ka thënë ajo në ‘RTV Dukagjini’.

Pula tha se janë 11 vepra penale kundër se drejtës për votim, ku ndëshkueshmëria e tyre fillon nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim.