Der Leyen: Më vjen mirë që gjithë liderët e Ballkanit janë mbledhur në Berlin

Fotoja e përbashkët pas mbledhjes së Samitit në Berlin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas takimit në Samitin e Berlinit.

Ajo ka shkruar se i vjen mirë që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor gjinden në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.

Presidentja Leyen, shprehet se integrimi ekonomik fillon me energjinë.

“Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Leyen në Twitter.

Kujtojmë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.