Deputeti letonez i bashkëngjitet luftës në Ukrainë

Foto: Leva Leinisa

Deputeti i Parlamentit të Letonisë, Juris Jurras i është bashkangjitur vullnetarëve në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.

Jurass, 46 vjeçar ishte pjesë e Komisionit për Çështjet Ligjore të Parlamentit raporton Reuters.

“Ai është në Ukrainë. Ka vendosur që t’i bashkëngjitet vullnetarëve të cilët janë duke luftuar për lirinë e Ukrainës. Është vendim personal dhe unë e respektoj”, ka deklaruar ministri i drejtësisë, Janis Bordans.

Bordans refuzoi që të ofrojë më shumë të dhëna për deputetin për shkaqe të sigurisë.

 Ukraina ka formuar brigadën e të huajve të cilët dëshirojnë që t’i bashkëngjiten kauzës së tyre. Raportohet se deri tani janë listuar rreth 16 mijë vullnetarë.

Ndryshe luftimet ndërmjet Qeverisë së Ukrainës dhe Federatës Ruse kanë hyrë në ditën e 13-të. 

Qeveria e Ukrainës është zotuar se nuk do të pranojë pushtimin dhe se do të rezistojnë.  

Ata pretendojnë se deri tani kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë. /Shqip.com