Dëbimet nga Mariupoli po marrin ritëm të shpejtë

Foto nga Reuters

Njerëzit po bëbohen nga Mariupol në një territor tjetër të kontrolluar nga Rusia me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, sipas një këshilltari kryebashkiak në qytetin port të rënë.

Petro Andryushchenko shkroi në aplikacionin Telegram se 313 banorë të Mariupolit u dërguan në një të ashtuquajtur “kamp filtrimi” në Bezimenne të pushtuar nga Rusia të shtunën. 55 prej tyre ishin fëmijë.

Andryushchenko tha se shumë nga ata që u dërguan në kampe po dërgoheshin më vonë në vetë Rusinë, raporton BBC.

Mariupol është tani nën kontrollin total rus pasi mbrojtësit e tij të fundit u dorëzuan në një fabrikë industriale të premten.